21:26 / 30.09.2020
VMRO zgjodhi sekretarin e ri gjeneral të partisë
Në seancën e sotme të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së me propozim të kryetarit të partisë Hristijan Mickoski është zgjedhur Gjorgjija Sajkoski për Sekretar të ri Gjeneral të partisë.
Sajkoski ka lindur në Kërcovë dhe është doktor i shkencave historike. Është anëtarë një kohë të gjatë në VMRO-DPMNE, ndërsa është zgjedhur edhe për deputet në këtë përbërje parlamentare, transmeton gazeta.mk.
Kujtojmë se ditë më parë nga posti i Sekretarit Gjeneral hoqi dorë Igor Janushev, ndërsa u tha se kjo është bërë për arsye familjare.























