“Carpathian Eagle 2020”, forcat elitë mblidhen në stërvitjen ballkanike
BKT
Rajoni dhe Bota

“Carpathian Eagle 2020”, forcat elitë mblidhen në stërvitjen ballkanike

Shqipëria ishte një ndër pjesëmarrëset në stërvitjen “Carpathian Eagle 2020”, e cila u zhvillua këto ditë në Rumani.

Mediat rumune dhe Ministrja e Mbrojtjes atje raportojnë se trupat ushtarake e arritën qëllimin, duke zhvilluar tema si ajo e hedhjes nga ajri me parashutë, qitje, xhenio, operacione shpëtimi, etj.

Në stërvitje morën pjesë 6 vende të Ballkanit: Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, njofton A2news.

Ushtarakët shqiptarë që ishin prezentë iu përkisnin Forcave Speciale, pasi edhe kolegët e tyre ballkanikë ishin gjithashtu të përzgjedhur si trupa elitë.

Stërvitja u krye me qëllim forcimin e mëtejshëm të ndërveprueshmërisë në operacionet e spektrit të plotë për Forcat Speciale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota