Pompeo viziton Kroacinë, në fokus të bisedimeve Ballkani Perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Pompeo viziton Kroacinë, në fokus të bisedimeve Ballkani Perëndimor

Pas Greqisë dhe Italisë, sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo do të vizitojë nesër Kroacinë, si pjesë e turneut të tij mesdhetar, për të diskutuar mbi situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet bilaterale me qeverinë e Zagrebit.

Pompeo do të ndalet në Dubrovnik ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme Goran Grlic Radman, dhe ministrin e Mbrojtjes Mario Banoziç.

Në qendër të bisedimeve do të jetë Ballkanin Perëndimor, në veçanti vëmendja për të shmangur taksimin e dyfishtë dhe heqjen e vizave të hyrjes në SHBA për qytetarët kroatë.

Shtypi lokal shkruan se njoftimi i heqjes së vizave, ndoshta nga pranverën e ardhshme, do të jepet nesër nga vetë Pompeo.

SHBA kërkojnë ende viza për shtetasit e Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe natyrisht Kroacisë.  


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota