Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi

Tërmeti i fortë prej 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte në Egjeun Jugor, afër Nisyros. Lëkundjet janë regjistruar në orën 14:05 (lokale) dhe aktualisht nuk ka raporte për dëme materiale.

Tërmeti kishte një thellësi prej 114 km dhe për shkak të thellësisë së madhe nuk u ndje në ishull, siç tha për protothema.gr profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas, përcjell abcnews.al.

Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota