Robert Lewandowski, numër një
BKT
Sport

Robert Lewandowski, numër një

Robert Lewandowski nuk ka mbetur pa çmim, pas sezonit fantastik që pati me Bayern Munich.

Ylli polak është zgjedhur si sulmuesi më i mirë i edicionit 2019/20.

Lewandowski fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën me Bayern, dhe në të dyja kompeticionet u shpall si golashënuesi më i mirë.

Lewa e fiton këtë çmim për herë të parë në karrierë. Sulmuesi i Bayernit mposhti Kylian Mbappe dhe Neymar në garë për më të mirin.