22:48 / 01.10.2020
Superliga rikthehet këtë vikend me sfida të zjarrta
Fundjava sjellë xhiron e pestë të elitës së futbollit kosovar, që sjellë sfida shumë interesante mes skuadrave që duan titullin dhe mbijetesën.
Xhiroja e pestë hapet të shtunën me takimin Besa – Trepça ’89, që luhet në Brestovik.
Të dielën prej 13:30 luhet kryendeshja e fundjavës ndërmjet Feronikelit dhe Dritës.
Një orë e gjysmë më vonë në Suharekë e Prishtinë luhen dy ndeshje tjera interesante, Ballkani-Drenica dhe Prishtina-Llapi, raporton Olle.
Kjo xhiro mbyllet të hënën me përballjen mes Gjilanit dhe Arbërisë.
XHIRO 5
E shtunë
Besa – Trepça ‘89
E diel
Feronikeli – Drita
Ballkani – Drenica
Prishtina – Llapi
E hënë
Gjilani – Arbëria























