12:37 / 03.10.2020
Sadio Mane rezulton pozitiv me Covid-19
Kampioni në fuqi, Liverpool përmes një deklarate për media kanë konfirmuar se sulmuesi i tyre Sadio Mane ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Senegalezi ishte titullar në ndeshjen ndaj Arsenalit në Premier League xhiron e kaluar ku edhe shënoi golin e parë për Liverpoolin.
Mane tani është në vet-izolim në shtëpinë e tij dhe do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Aston Villës.
Ky është lajm i keq për teknikun gjerman Klopp, ku listës së mungesave i shtohet edhe Mane, pas Matip, Henderson, Thiago, Tsimikas dhe Chamberlain, në të cilët Klopp nuk mund të llogarit në udhëtim ndaj Aston Villës.























