12:43 / 08.10.2020
Raikkonnen – Schumacher, dyshja e re e Alfa Romeo në F1
Kimmi Raikkonen do të mbetet te ekipi i Alfa Romeo në sezonin e ri në Formula 1, por me gjasë do të ketë një kolegë të ri.
Shoferi me eksperiencë të madhe do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2021, por si kolegë do të ketë djalin e Michael Schumacher, Mick.
Antonio Giovinazi me gjasë nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me shoqërinë, dhe Alfa Romeo beson se Shcumacher, që konkurron në F2, ka kualitetet për ligën e madhe.
Raikkonen, që ka qenë kampion në vitin 2007 në Formula 1, do të jetë një mentor i mirë për të riun Schumacher.
Finlandezi Raikkonen ka 322 gara në Formula 1, 21 fitore, 103 podiume, dhe ka qenë pjesë e skuadrave si Sauber, McLaren, Ferrari, Lotus, Ferrari dhe Alfa Romeo./Lajmi.net/























