13:41 / 08.10.2020
Kroacia raporton shifër rekorde të rasteve të reja ditore me COVID-19
Kroacia të enjten ka raportuar 542 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifër rekorde që nga fillimi i pandemisë.
Situatë e rëndë po paraqitet edhe në Slloveni.
Ky vend, të mërkurën raportoi numrin më të madh të rasteve me COVID-19, 387.
Numri i rasteve pritet të rritet në javët në vazhdim, kur besohet se do të nisë vala e tretë dhe do të ketë edhe “përzierje” me gripin sezonal.
Rritje të numrit të të prekurve ka edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni.























