14:27 / 08.10.2020
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni takon krerët e FFK dhe disa lojtarë
Kombëtarja e Kosovës megjithatë nuk është pa përkrahje edhe në Shkup.
Ndonëse nuk lejohet prania e tifozëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, qyteti i Shkupit gjen përkrahje për Dardanët.
Një nga njerëzit që u kujdes për t’i dhënë mbështetjen e tij Kosovës është edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj.
“Forca Kosova. Para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut!. Me kryesinë e FFK-së dhe disa nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, në mbështetje për fitoren ndaj kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, ishte mbishkrimi i Dedaj në ‘Facebook’, i shoqëruar me disa fotografi./lajmi.net/























