Rekord i ri i rasteve të reja, 364 të infektuar për 24 orë
BKT
Rajoni dhe Bota

Rekord i ri i rasteve të reja, 364 të infektuar për 24 orë

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 364 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, raporton Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut. Ky është rekord i rasteve brenda 24 orëve. E ka kaluar shifrën e 317 sa u regjistruan dje.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2140 persona, ndërsa 364 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu janë shëruar 106 persona në 24 orët e fundit.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 19.777 raste me koronavirus, prej tyre 775 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 15.855 persona.

E në Serbi është raportuar për 152 raste të reja me koronavirus e dy të vdekur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota