“Reali nis ofensivën finale për Mbappe në qershor”
BKT
Sport

“Reali nis ofensivën finale për Mbappe në qershor”

Të gjithë e dinë që ëndrra e madhe e Florentino Perez është Kylian Mbappe.

Presidenti i Real Madrid është një tip që ia del gjithmonë t’i realizojë objektivat e tij dhe do të bëjë të pamundurën për të transferuar yllin francez në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol deklaron për El Chiringuito se ofensiva për kampionin e botës do të nisë në qershorin e vitit të ardhshëm.

“Real Madrid do të nisë negociatat me PSG për Mbappe në muajin qershor“, shprehet 55-vjeçari katalanas.

Sulmuesi 21-vjeçar ka kontratë me nënkampionët e Evropës deri në verën e vitit 2022 dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

“Mbappe ka ëndërruar gjithmonë të luajë një ditë me Realin“, u shpreh Zinedine Zidane kohë më parë.