Mabetex Prishtina renditet e 30’ta në Europë
Kampionia në fuqi në futsallin e Kosovës, Mabetex Prishtina, renditet në pozitën e 30’të si skuadra më e mirë në Europë.
Kjo është bërë e ditur nga renditja e re e publikuar nga UEFA, ku klubi kryeqytetas renditet në pozitën e 30’të, teksa kjo po shihet si një arritje e madhe.
“Klubi i kryeqytetit është vlersuar nga UEFA, si klubi i 30-të më i mirë në Evropë.
Sot është publikuar rënditja e UEFA-së, për klubet e futsallit, ku pas shpalljës kampion #MabetexPrishtinaFC, është edhe zyrtarisht madje duke u rënditur lartë në këtë vlersim. Ky lajm është tejet i mirë, pasi që ne do të ndeshemi në fazën e parë të Champions League me shumë gjasë me kundërshtar që janë më posht në të vlersuar” – thuhet në njoftimin e klubit nga Prishtina.
Ndryshe, në pozitat e para renditen dy skuadra nga shteti i Spanjës, Barça dhe Inter FS. /gazetametro.net























