Mali i Zi, dy të vdekur dhe 218 të infektuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Mali i Zi, dy të vdekur dhe 218 të infektuar

Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë vdekur dy persona dhe, njëkohësisht, është konfirmuar infektimi i 218 personave të tjerë, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.

Në njoftim theksohet se laboratorët e Institutit për shëndetin publik, deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 649 mostrave për koronavirusin e ri dhe se brenda këtyre, dhe analizave të laboratorëve të tjera brenda shtetit të cilat bëjnë diagnostikimin PCR, gjithsejtë janë regjistruar 218 raste të reja të infektimit, shkruan televizioni publik malazez.

Po ashtu, theksohet se prej fillimit të qershorit, si pasojë e infektimit me virusin, kanë vdekur 204 persona, kurse prej fillimit të vitit, kanë vdekur 213.

Gjatë 24 orëve të fundit, është konfirmuar edhe shërimi i 143 pacientëve.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale të infektuar me Covid- 19, në Mal të Zi, është 3.992. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me koronavirusin e ri, është 14 mijë e 268 persona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota