Dortmundi nuk do ta shesë Sanchon tek Unitedi në janar
BKT
Sport

Dortmundi nuk do ta shesë Sanchon tek Unitedi në janar

Si duket sulmuesi anësor do të qëndroj me Dortmundin deri verën tjetër.

“Bild” raporton se Borussia Dortmund nuk do ta shesë Jadon Sanchon tek Manchester United as në afatin kalimtar të transfereve në janar.

Edhe nëse United do të ofrojë shumën e kërkuar nga Dortmundi, e cila thuhet të jetë rreth 120 milionë euro, krerët e klubit nga Gjermania nuk do ta pranojnë atë.

Dortmund do të llogaritë në Sanchon deri në verën tjetër kur edhe hapet mundësia për lojtarë që të ndërrojnë ekipe.

Ata nuk dëshirojnë ta humbasin 20 vjeçarin në gjysmë të sezonit, por spekulohet se në verën tjetër Manchesteri dhe ekipet e tjera të cilat janë të interesuara në Sanchon, do jenë të lira të bisedojnë me agjentin e tij.