Vizitë vendimtare e Dendias në Shqipëri, në tryezë “Kufiri Detar”
BKT
Rajoni dhe Bota

Vizitë vendimtare e Dendias në Shqipëri, në tryezë “Kufiri Detar”

Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, e përcaktuar në agjendë ditën e nesërme në Tiranë.

Gjatë vizitës së nesërme ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

“Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ (Zona Ekonomike Ekskluzive) me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe kështu hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon, në mënyrën që Athina dëshiron”, shkruajnë mediat greke.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë./abcnews.al


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota