Reagon Gruevski: Pushteti vazhdon të shpif ndaj meje

Reagon Gruevski: Pushteti vazhdon të shpif ndaj meje

Pas publikimit të lajmit për hapjen e lëndës “Parcelat në Vodno” ka reaguar i akuzuari i parë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike ndaj tij dhe kundër njerëzve të tjerë të cilët, sipas Gruevskit, pushteti i përndjek që të japin çfarëdo deklarate kundër.

“Hetimi i sotëm ka qëllim të njëjtë si edhe të mëparshmet dhe është pa asnjë bazë sepse konstatime janë gënjeshtra, qartë të shpikura dhe konstruuara me qëllim të më diskreditimin, përndjekjen e mëtejshme, defokusim të opinionit nga puna e tyre katastrofale, tregtia me interesat kombëtare, mashtrimet e numërta dhe të përditshme, kriminaliteti dhe zhvatja që e bën pushteti, ka shkruar Gruevski.Reklame

Në reagimin e tij, ai thotë se gjithçka që qëndron në publikimin me të cilin kanë hapur hetime është gënjeshtër dhe e pavërtetë dhe një ditë gjithçka do të ju bie.

“Do të mbeten vetëm traumat të cilat i kanë shkaktuar ndaj të gjithëve që i përndjekin dhe kujtimi për kohën kur Maqedonia është shtet me numrin më të madh të personave të përndjekur politikisht në Evropë, bashkë me personat e përndjekur me qëllim që të detyrohen të bëhen mjet i pushtetit për përndjekjen e kundërshtarëve politikë”, ka shkruar ish kryeministri Nikolla Gruevski, në reagimin ndaj rastit “Parcelat në Vodno” ku ai dhe pesë persona të tjerë u akuzuan sot për larje parashë.