Shqipëria regjistron katër vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shqipëria regjistron katër vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe ka vdekur një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça. Raste më të shumta janë regjistruar në Tiranë, Korçë, Fier dhe Vlorë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, janë duke u trajtuar 255 pacientë, 22 prej tyre janë me terapi intensive dhe pesë të intubuar.

Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 17 mijë e 651 raste, 10 mijë e 225 të shëruar, 458 persona kanë humbur jetën dhe 6 mijë e 968 janë raste aktive.