Refugjatët pretendojnë për abuzim fizik dhe seksual nga autoritetet kroate

Refugjatët pretendojnë për abuzim fizik dhe seksual nga autoritetet kroate

Azilkërkuesit pretendojnë violence dhunë ekstreme nga autoritetet kroate, duke bërë thirrje që BE të hetojë.

Refugjatët kanë pësuar “lëndime të rënda” pasi dyshohet se ishin fshikulluar, rrahur dhe abuzuar seksualisht nga duart e autoriteteve kroate gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur në Evropën Perëndimore për azil.

Javën e kaluar, Këshilli danez për Refugjatët (DRC) mblodhi dëshmi nga më shumë se 70 refugjatë  në kampin Miral në Bosnjën perëndimore të cilët thanë se kishin përjetuar dhunë nga autoritetet kroate.

Rruga përmes kufirit Bosnjë-Kroaci është e njohur për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Kroacinë anëtare të BE-së, me synimin për të arritur në Evropën Perëndimore.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar prej kohësh autoritetet kroate për dhunë, ndërsa shumë thonë se refugjatëve u janë grabitur edhe gjërat e tyre personale gjatë procesit.

Por dëshmitë e fundit të mbledhura nga DRC, dërguar Al Jazeera të mërkurën, shënojnë një përshkallëzim me raporte të abuzimit seksual dhe dhunës ekstreme.

Viktimat përfshijnë refugjatë nga vendet si Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Maroku.