Një prej drejtuesve të ”Agimit të Artë” arratiset për të evituar arrestimin

Një prej drejtuesve të ”Agimit të Artë” arratiset për të evituar arrestimin

Një prej ideologëve të neonazizmit në Greqi dhe drejtuesve të ”Agimit të Artë”, Christos Pappas, është arratisur për të evituar dënimin me 13 vite burg nga Gjykata.

Pappas, babai i të cilit ka luajtur rol në grushtin e shtetit të 1967, teksa vetë ai është dënuar për drejtimin e një organizate kriminale.

38 drejtues dhe anëtarë të ”Agimit të Artë” janë dënuar me burgime për disa vepra të rënda penale, kurse për 12 të tjerë përkohësisht është ndërprerë procesi.
Nga ana tjetër Policia greke ka kontrolluar në 5 banesa dhe nuk e ka gjetur Pappas. 58-vjeçari është aluduar prej kohësh se është me origjinë shqiptare, por në 2017 ka deklaruar se ”Agimi i Artë” do i dëbonte shqiptarët nga Greqia.

Për shkak të pamjes Pappas është krahasur shpesh edhe me ish-liderin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler./BW