Rëndohet situata me Covid-19 edhe në Greqi

Rëndohet situata me Covid-19 edhe në Greqi

Sipas asaj që raportojnë autoritetet shëndetësore helene, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 841 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 10 pacientë.

Autoritetet greke njoftojnë gjithashtu se 89 qytetarë janë në terapi intensive, ndërsa nga rastet e raportuara sot, 290 janë regjistruar në Athinë, 197 në Selanik, 35 në Serres dhe 25 në Larisa.

Me shifrat e sotme, numri total i infektimeve që nga nisja e pandemisë shkon në 29,057, ndërsa ai i viktimave në 559.