18:56 / 27.10.2020
Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut, 15 viktima në 24 orët e fundit
Maqedonia e Veriut vijon të luftojë me Covid-19, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shënuar 15 viktima.
Sakaq janë regjistruar 628 raste të reja me koronavirus.
Në total Maqedonia e Veriut numëron 27 199 raste pozitive me Covid-19 që nga nisja e pandemisë, teksa shifra e qytetarëve që kanë ndërruar jetë ka arritur 934 persona.























