Krijimi i qeverisë së re në Mal të Zi, kërcënohet me jetë Abazoviq

Krijimi i qeverisë së re në Mal të Zi, kërcënohet me jetë Abazoviq

Dritan Abazoviq, drejtuesi shqiptar i “Partisë Ura” në Malin e Zi është kërcënuar me jetë.

Raportohet se Abazoviq ka marrë një mesazh ku shkruhej se ai do të vritej në rast se bashkëpunon me “Çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.

Policia ka dyshime për personin përgjegjës, i cili nuk jeton në Mal të Zi. Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.

Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi.

Hetimet për ngjarjen po kryhen nga Prokuroria e Ulqinit.