Ramadani paralajmëron dorëheqjen pas humbjes nga Drenica
BKT
Sport

Ramadani paralajmëron dorëheqjen pas humbjes nga Drenica

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani duket se do e mbyllë më herët se që pritej aventurën e tij me klubin kryeqytetas.

Prishtina sot humbi ndeshjen e tretë radhazi, e sipas trajnerit kjo nuk i ngjanë aspak Prishtinës.

Ishte vetë trajneri që paralajmëroi mundësinë e dorëheqjes në deklaratën pas ndeshjes: Drenica 1-0 Prishtina.

“Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi që të fitonim. Drenica na mposhti pas angazhimit që kishin”, tha ai, raporton Olle.

“3 humbje radhazi janë shumë, dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi e ai që duhet të marrë përgjegjësi jam unë, dhe nuk i iku aspak përgjigjësisë”

“Këto tre humbje nuk na ngjajnë aspak, dhe unë do të marrë përgjegjësinë, e them këtë me plotë bindje. Motivimi nuk është në nivelin e duhur, por çfarë do ndodhë ja lëmë kohës dhe do flasim me drejtuesit e klubit”.