23:58 / 03.11.2020
Ajax del me pikë të plota nga Danimarka
Ajaxi doli me tre pikë nga transferta daneze ndaj Midtjylland, ku fitoi 1-2.
Antony (1) dhe Dusan Tadic (13) i kanë dhënë fitoren klubit holandez.
Për vendasit ka shënuar Anders Dreyer në minutën e 18-të.
Ajaks dhe Atalanta kanë pikë të barabarta, nga katër sosh, ndaj do të luftojnë për të dytin e grupit, që e kryeson Liverpool, kurse në fund është Midtjylland.























