#SayHi Fushatë Nderkombëtare e miqësisë
Çdo vit, NRK Super dhe fëmijët në Norvegji bashkohen gjatë një jave të tërë për një mesazh të qartë “Thuaj përshëndetje, bëhu mik me dikë”.
Ata përgatisin përmbajtje krijuese dhe përvoja që promovojnë një javë të plotë me një motiv të caktuar, duke përfshirë një këngë dhe koreografi të përbashkët për të gjithë fëmijët në Norvegji.
Duke u bazuar në përvojat e suksesshme të NRK Super dhe Ketnet të VRT-se, u konsiderua që të përfshihen edhe vende tjera evropiane duke koordinuar një seri veprimesh ku do t'i lejojnë fëmijët të jenë pjesë e një përvoje të veçantë që mund të rezultoj me ndryshime pozitive sociale në nivelin ndërkombëtar.
EBU KIDS- Fushata e miqësisë evropiane
Këtë vit, anëtarët e komunitetit - Fëmijët EBU (kids) janë të ftuar të bëhen pjesë e një "lëvizjeje" evropiane që përfshin fëmijët duke promovuar vlera të miqësisë dhe mirësisë shoqërore në vendet ku ata jetojnë, mësojnë dhe luajnë. Në mesin e 15 Transmetuesve Publik të Evropës, është edhe Radio Televizioni i Kosovës, si vend i vetëm pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor.
Qëllimi i kësaj fushate është që të marrin pjesë sa më shumë fëmijë nga mbarë Evropa dhe në të njëjtën kohë të jenë pjesë e një vallëzimi që simbolizon gjithëpërfshirjen dhe miqësinë.
Vetëm Anëtarët e EBU (Unioni i Transmetuesve Publik) mund të marrin pjesë në këtë fushatë. Prandaj, Radio Televizioni i Kosovës, për këtë iniciativë ka përgatitur disa aktivitete të cilat javët në vazhdim do ti transmetoj në të gjitha platformat zyrtare (TV-RTK, Radio Kosova, rtklive, facebook RTK, instagram RTK, etj).
Klipi i bashkangjitur nw kwtw tekst është kombinim shumë i bukur i të gjitha shteteve pjesëmarrëse, përfshirë edhe Kosovën.