#SayHi Koreografia

#SayHi Koreografia

Me të dëgjuar një këngë, apo muzikë të mirë e ritmike, zgjohet dëshira për vallëzim. Këngës "I see you" te projektit #SayHi i është bashkangjitur edhe vallëzimi me koreografinë, e realizuar nga koreografi Besnik Grajqevci.

Dashurinë për vallëzim e kanë shprehur edhe Elioni e Debora, të cilët me shumë përkushtim e sukses e kanë përvetësuar koreografinë.

Vallëzimi nuk kufizon askënd. Gjithëpërfshirja e çdo fëmije është shumë e rëndësishme, jo vetëm në këtë fushë, por në çdo segment të jetës. Duajeni dhe respektoni njëri tjetrin. Vetëm kështu mund të edukohen gjenerata e reja dhe parandalohet çdo dukuri negative.

Te bashkangjitur e gjeni videon e koreografisë!