
#SayHi Ligjëratë kundër ngacmimit
Ngacmimi, nuk njeh moshë dhe emër. Ai është prezent kudo.
Por, me së shumti mund ta vërejmë në ambiente shkollore. Kur e dëgjojmë fjalën Art, mendja na shkon tek e bukura dhe asnjëherë tek e shëmtuara. Mësimdhënësja Luljeta, paralelisht me orën e artit figurativ, ligjëron edhe për parandalimin e bulizmit, apo ngacmimit. Përmes kësaj ligjërate, të cilën e praktikon vite me radhe, Luljeta ka arritur ta parandaloj dukshëm ngacmimin në shkollën ku punon.
Rëndësinë e komunikimit me fëmijë dhe peshën qe ka kur një mësimdhënës, prind apo i afërm bisedon me ta, ka efekt të jashtëzakonshëm pozitiv. Prandaj, flisni sa me shumë për dukuri negative qe ndodhin në shoqëri dhe mundohuni ti largoni nga përditshmëria.
Ligjëratën e plote, mund ta shihni ne videon e bashkangjitur!