13:02 / 06.11.2020
#SayHi Vizatimet dhe skeqi
Arti në përgjithësi, na shpie në botën e pafund të imagjinatës dhe shpesh nuk dallohet nga realiteti.
Fëmijët janë ata të cilët në mënyrën më të çiltër i shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre. Qoftë në art figurativ, apo atë skenik.
Disa nxënës të SHFMU "Ismail Qemali" nga Prishtina, organizuan një punëtori ku përmes vizatimit dhe aktrimit, dhanë mesazhe për parandalimin e ngacmimeve, dukuri kjo shumë prezente në shkolla. Përmbledhjen e këtyre aktiviteteve, mund ta shihni në videon e bashkangjitur më poshtë!