#sayhi Spoti final RTK

#sayhi Spoti final RTK

#SayHi është projekt i Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU) i cili në bashkëpunim me shumë shtete të Evropës, përfshirë këtu edhe Kosovën si shtet i vetëm pjesëmarrës nga Ballkani, kane realizuar këngën "I see you".

Kjo këngë është kënduar në gjuhë të ndryshme, të cilës i është bashkangjitur edhe vallëzimi me një koreografi të shkëlqyer.

Kënga dhe koreografia është punuar nga NRK, televizioni publik i Norvegjisë, ndërsa i është dhënë e drejta për ta kënduar e vallëzuar gjithë shteteve pjesëmarrëse në këtë projekt.

Më poshtë mund ta shihni kripin e realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, të kënduar nga Rreze Bekteshi, e përcjelle nga valltarët e koreografit Besnik Grajqevci.