Paqe në ‘Rexhep Rexhepi’, Gjilani mund Llapin
BKT
Sport

Paqe në ‘Rexhep Rexhepi’, Gjilani mund Llapin

Feronikeli dhe Ballkani kanë barazuar në derbin e javës në Superligën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1:1, ku fundit prodhoi plotë dramë. Adem Maliqi (13’) realizoi për vendasin që i dha epërsinë e hershme.

Niklit iu vështirësuan punët kur Besmir Bojku (64’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Talenti Ermal Krasniqi (90+3′) i fitoi një pikë të rëndësishme skuadrës së tij me një gol të bukur.

Ballkani mbetet në vendin e parë me 26 pikë, kurse Feronikeli në vendin e shtatë tubon 12 pikë.

Ndërkaq, Gjilani e ka vazhduar formën e mirë të këtyre ndeshjeve të fundit.

‘Skifterat’ triumfuan me rezultat të pastërt 2:0 ndaj Llapit, që pavarësisht investimeve nuk po tregon asgjë këtë edicion.

Fiton Hajdari (27’) dhe Ardit Hila (75’) realizuan në fitoren e skuadrës vendase.

Gjilani mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, ndërsa Llapi me pesë pikë mban pozitën e fundit në tabelë.