17:45 / 05.11.2020
Covid-19, asnjë shtrat i lirë në Klinikën Infektive në Maqedoni
Asnjë shtrat i lirë nuk ka mbetur në spitalin modular të Infektives në Maqedoni të Veriut, ndërkaq i mbushur mbetet edhe reparti i kësaj Klinike.
Sfida e pacientëve për sigurimin e një shtrati spitalor është e madhe edhe në kovid-qendrat në qytetet tjera.
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, ka mbështetur për muri autoritetet shëndetësore.
Në Klinikat tjera punohet intensivisht në krijimin e hapësirave të reja, por mbeten larg nevojave urgjente, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.























