Zhegrova tregon cilin problem e pati gjatë pandemisë
BKT
Sport

Zhegrova tregon cilin problem e pati gjatë pandemisë

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova ka vendosur përfundimisht të largohet nga Genk në afatin kalimtar veror dhe të transferohet tek Baseli.

Skuadra zvicerane bleu kartonin e tij për rreth tre milionë euro dhe tani Zhegrova është duke u përshtatur mjaft mirë me skuadrën, ku po shkëlqen në çdo ndeshje.

Në një intervistë me “Basler Zeitung” ai ka treguar se karantinën e kaloi në hotel, pasi nuk ka banesë të tij në qytet dhe i është dashur të stërvitet në një vend prej disa metra katrorë.

“Hoteli nuk ishte ideal për t’u stërvitur. Unë i thash ekipit të trajnerëve se kisha pak hapësirë dhe s’kisha pajisje”, tha Zhegrova.

Kujtojmë që Challandes i ka bërë ftesë Edon Zhegrovës për tri ndeshjet e radhës së Kosovës që do t’i luajë në këtë nëntor ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.