Lazio dhe Juventus ndajnë pikët
BKT
Sport

Lazio dhe Juventus ndajnë pikët

Lazio dhe Juventus janë ndarë baraz në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin italian. 

Takimi është mbyllur me rezultatn 1-1.

Juventus ka kaluar herët në epërsi, kur Cristiano Ronaldo ka shënuar në minutën e 15-të. 

Lazio ka gjetur barazimin përmes Felipe Caicedo gjatë minutave shtesë.  

Për pesëdhjetë e katër minuta në fushën e lojës ishte edhe reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, por pa ia dalë që të lë ndonjë gjurmë.