“Pogba s’mund të jetë i lumtur te Manchester United”
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, thotë se nuk mendon që Paul Pogba është i lumtur me situatën e tij aktuale te Manchester United.
27 vjecari nuk po arrin ta gjejë formën e tij më të mirë te Djajtë e Kuq, dhe së fundi është përballur edhe me probleme me lëndime, e pastaj edhe testoi pozitivisht me koronavirus.
Ai ka luajtur vetëm dy herë minuta të plota te Djajtë e Kuq, dhe klubi i tij ka humbur të dyja herët.
“Nuk kam këshillë që t’i jap”, ka thënë Deschamps në një konferencë për shtyp.
“Ai e njeh mirë grupin. Ka kaluar kohë prej që ai luan me klubin e tij”.
“Ai është në një situatë te Manchester United ku nuk mund të jetë i kënaqur me minutazhin dhe pozicionin e tij. Nuk është në periudhën e tij më të mirë”.
“Lëndimet i kanë ardhur një pas një, dhe Kovidi e goditi shumë rëndë po ashtu. Ai duet ta gjejë ritmin”.























