Lautaro “dënon” Gjimshitin, ja notat e mediave italiane për shqiptarin
BKT
Sport

Lautaro “dënon” Gjimshitin, ja notat e mediave italiane për shqiptarin

Nuk ishte dita e Berat Gjimshitit. Në sfidën delikate kundër Interit mbrojtësi i Atalantës kryen një gabim që në fund do t’i vlejë skuadrës barazimin.

Ja notat e disa prej mediave ndërkombëtare:

“Tuttomercatoweb”, nota 5,5 – Luan një ndeshje të kujdesshme dhe nuk lejon asgjë, deri në minutën e 58-të: Lautaro tërhiqet disa centimetra prapa, qendërmbrojtësi nuk kërcen dhe miqtë bëjnë festë. Shumë sakrificë, por gabimi peshon shumë në rezultatin final.

“Eurosport”, nota 5 – Më pak i vëmendshëm krahasuar me herët e fundit. Kartoni i verdhë e kushtëzon dhe Lautaro i humbet nga sytë në momentin e golit.