Icardi mendon seriozisht largimin nga PSG
BKT
Sport

Icardi mendon seriozisht largimin nga PSG

Mauro Icardi nuk është duke përjetuar momentin e tij më të mirë në karrierë tek PSG.

Sipas të përditshmes italiane ʺCorriere della Seraʺ, bomberi 27-vjeçar argjentinas po mendon largimin nga klubi parizien por gjithashtu edhe nga Franca për arsye të kontradiktave me teknikun Tuhel, transmeton Panorama. 

Ish-sulmuesi i Interit ka shumë klube që e përkrahin jo vetëm në Itali por edhe disa klube të mëdha europiane.

Ikardi u largua nga Interi në drejtim të PSG për një shifër prej 55 milionë eurosh plus bonuset.