10:38 / 13.11.2020
Zaharieva viziton Palestinën
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva më 13 nëntor në Palestinë do të bisedojë me homologun e saj palestinez Riad Mallki dhe me kryeministrin Mohamed Shtaje.
Në qendrën e vëmendjes do të jenë mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit si dhe marrëdhëniet në kontekstin e Procesit Paqësor në Lindjen e Mesme. Theksi do të vihet mbi lidhjet dypalëshe në arsim dhe mundësitë për studim që ofrojnë shkollat e larta bullgare.
Parashikohet që ministrat e jashtëm të të dy vendeve të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në sferat e arsimit ,shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit. (bnr).























