Kështu pritet Kombëtarja shqiptare në Prishtinë
BKT
Sport

Kështu pritet Kombëtarja shqiptare në Prishtinë

Pas kombëtareve “të mëdha”, sot luajnë skuadrat “e vogla” të Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21 në Prishtinë.

Megjithëse kundërshtarë, solidarizimi vëllazëror është ndjerë dhe në Prishtinë, ku Shpresat janë befasuar nga slogani i vendosur në hyrje të hotelit “Venus”.

“Mirë se vini vëllezër!”, shkruhet në fasadën e pjesës së përparme të hotelit.

Ndryshe nga miqësorja mes kuqezinjve dhe “Dardanëve” e luajtur ditën e mërkurë, përballja mes dy ekipeve 21-vjeçare ka karakter më me rëndësi pasi luhet në kuadër të fazës kualifikuese të EURO 2021.