19:43 / 13.11.2020
GREQI – Sërish rekord pacientësh në intubim, ICU në vështirësi kritike
Greqia konfirmoi sot 3 038 raste të reja me COVID-19, si edhe 38 viktima në 24 orët e fundit, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).
Vendi regjistroi sërish rekord pacientësh të intubuar, + 336, në krahasim me rekordin e djeshëm prej 310 pacientësh.
Ky rekord i ri paralajmëron vështirësi për spitalet referuese COVID-19 të vendit, të cilat po luftojnë për të përballuar rritjen e shpejtë të pranimeve gjatë ditëve të fundit.
Situata vazhdon të jetë kritike në qytetin-port të Selanikut, i cili ishte përgjegjës për shumicën e infeksioneve të raportuara dje, me 828 raste të reja./atsh























