22:45 / 14.11.2020
Liga e Kombeve, mbyllen ndeshjet me disa rezultate befasuese
Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kombeve te planifikuara për ditën e sotme e te cilat filluan nga ora 20:45.
Gjermania ka fituar me rezultat të pastër 3-1 ndaj Ukrainës. Golat për Gjermanin u realizuan nga Ëernher (2) dhe Lory Sane, ndërsa golin e vetëm për Ukrainën e shënoi Yeremchuk.
Derbin ndërmjet Protagalisë dhe Francës e fituan këta të fundit, ndërsa realizuesi i vetëm ishte N’golo Kantë.
Sueda e befasoi Kroacinë duke e mposhtur me rezultat 2-1. Për Suedinë shënuan Kuluseëski dhe Danielson i cili po ashtu realizoi edhe një autogol.
Në ndeshjen tjetër, Zvicra nuk ia doli ta menaxhonte epërsinë minimale pas golit të realizuar nga Freuler, pasi në çastet e fundit të ndeshjes, Moreno e barazoi rezultatin në 1-1.























