25 të vdekur dhe 1182 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

25 të vdekur dhe 1182 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3 109 teste te dyshuara për CoviD-19 dhe prej tyre 1182 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkaq, sot Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 707 pacientë të shëruar. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë, 6 pacientë nga Shkupi, 4 nga Kumanova , 1 nga Shtipi , 3 pacientë nga Prilepi, 3 nga Tetova, 2 nga Velesi, 1 nga Bitola , 1 nga Kavadarci, 2 pacientë nga Gostivari, 1 nga Strumica dhe 1 pacient nga Krusheva.