Për shkak të grevës mbyllet kalimi kufitar në Evzoni

Për shkak të grevës mbyllet kalimi kufitar në Evzoni

Kalimi kufitar në “Evzoni” do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e trafikut nga sot nga ora 05:00 deri nesër 05:00, për shkak të grevës nga shërbimet doganore greke, njoftoi dje Ministria e Brendshme.

“Udhëheqësia e ndërrimit të Stacionit Policor në Bogorodica u informua nga udhëheqësia i ndërrimit të Evzonit se për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimeve doganore greke, kalimi kufitar në Evzoni do të jetë e mbyllur për çdo lloj trafiku nga ora 05:00 më 24.11.2020 deri në ora 05.00 të 25.11.2020”, theksohet në njoftimin nga Ministria e Brendshme.