
Krishtlindje me masa të rrepta në Greqi, vendi zgjat bllokimin
Greqia parashikonte heqjen e masave izoluese në vend më 30 nëntor, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas mediave greke, autoritetet shëndetësore dhe ato politike, shohin të nevojshme zgjatjen e bllokimeve në vend edhe për të paktën një javë tjetër, pasi ecuria me koronavirusin mbetet shqetësuese.
E ndërsa festat po afrojnë, qeveria ka lajmëruar qytetarët se lëvizjet nga një rajon në tjetrin , do të jenë të ndaluara.
“Për t’u hapur në mënyrë të sigurt, duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizjen”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Sipas tij, mundësia e heqjes së bllokimit më 1 dhjetor nuk është realiste, pasi barra epidemiologjike mbetet e lartë, tha ai. Sipas Petsas, hapja do të bëhet gradualisht, së pari me hapjen e shkollave./GSH