Gjuha dhe identiteti maqedonas s’janë në tryezën e negociatave
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjuha dhe identiteti maqedonas s’janë në tryezën e negociatave

Shtetësia jonë fillon në themelet e antifashizmit, por është e papranueshme t’i japim karakteristika etnike fashizmit, deklaroi dje kryeministri dhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev, duke iu referuar qëndrimeve të shprehura në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, gjë që provokoi reagime publike.

juha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e bisedimeve, askund në botë nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën amtare. Bullgaria njeh realitetin e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, të kaluarën dhe rrënjët, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e një pyetjeje të një gazetari nëse ai do të pranojë kërkesat bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase.

“KAÇKM është vërtetim historik i gjuhës tonë maqedonase dhe identitetin tonë maqedonas. Por, dhënia e karakteristikave etnike fashizmit është e papranueshme. Nëse ka qenë kjo në kontekstin bullgar apo në ndonjë kontekst tjetër. Faqet e errëta të historisë ballkanike dhe evropiane nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan dhe Evropë”, tha Zaev.

Ai shprehi keqardhje që intervista ka shkaktuar emocione të fuqishme negative, për të cilat, siç tha, është tërësisht i vetëdijshëm dhe i kupton deri në hollësi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota