Zidane me dhimbje koke, dëmtohet ylli i mbrojtës së Realit
BKT
Sport

Zidane me dhimbje koke, dëmtohet ylli i mbrojtës së Realit

Dani Carvajal është dëmtuar sërish. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili po paraqitej mirë pas rikthimit nga dëmtimi, ka mërzitur sërish trajnerin Zinedine Zidane. Spanjolli e ka lënë në mes seancën e fundit stërvitore.

Carvajal ka një problem muskulor, sikurse edhe njofton klubi i Realit përmes rrugëve zyrtare të komunikimit.

Kontrollet mjekësore kanë zbuluar se një problem në aduktor dhe në vijim do të zbulohet më shumë mbi periudhën e riaftësimit.