16:32 / 06.12.2020
Mick Schumacher është kampioni i ri i F2
Djali i Michael Schumacher, 21 vjeçari Mick Schumacher, është kampioni i ri i Formula 2.
Schumacher udhëheqi kampionatin F2, ai pati një epërsi prej 14 pikësh nga rivali me vetëm një raund të mbetur në Bahrein.
Mick triumfoi në Bahrain Grand Prix, gara e vetme që i kishte mbetur pa fituar, transmeton Albeu.
Gjermani triumfoi pas një përballje të gjatë me Callum Ilott, dhe pas sigurimit të titullit kampion, ai do të jetë pjesë e F1 në sezonin e ardhshëm.























