Fiton edhe Liverpooli, bëhet “lëmsh” kreu i tabelës në Premier Ligë
Fiton edhe Liverpooli, bëhet “lëmsh” kreu i tabelës në Premier Ligë E DIEL, 06 DHJETOR 2020 22:03 | KOSOVAPRESS Skuadra e Liverpoolit ka realizuar nje fitore të lehtë përballë Wolverhamptonit në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit anglez duke arkëtyar tre pikë të reja pran rezultatit 4-
Salah, Ëijnaldum, Matip dhe autogoli i Semedos ia dhuruan një fitore të re skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.
Ky triumf nga ana e “The Reds” e bën tejet të komplikuar luftën për titull në Premier Ligë me shumë skuadra që po shihen si pretendente për titullin e kampionit në këtë edicion.
Tabelën e kryeson Tottenhami me 24 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, pastaj radhitet Chelsea në vendin e tretë me 22 pikë i pasuar nga Leicester City me 21.
Në vendet pesë dhe gjashtë radhiten Manchester United dhe Manchester City me nga 19 përkatësisht 18 pikë.























