13:02 / 07.12.2020
Mitsotakis: Vaksinimi i popullsisë greke nis në fillim të janarit
Qytetarët e parë grekë do të marrin vaksinën anti-Covid në fillim të janarit.
Kështu ka deklruara sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
” Megjithëse po shohim disa shenja inkurajuese në drejtim të rënies së incidencës, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur rikthimin e epidemisë dhe për të ulur presionin në spitale. Kështu do të arrihet vaksinimi i organizuar i gjithë popullatës me kujdes dhe siguri, i cili do të fillojë nga fillimi i janarit” , theksoi Kryeministri në takimin e Këshillit të Ministrave./abcnews.al























