17:01 / 08.12.2020
Abazoviq e shkarkon edhe drejtorin e Inteligjencës së Malit të Zi
Pas drejtorit të Policisë, zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka shkarkuar edhe drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dejan Peuniçiqin.
Ai deklaroi në Twitter se në takimin me drejtorin e e deritashëm, Dejan Peruniçiq, ai e ka falënderuar atë për punën e deritanishme.
Abazoviq njoftoi se Agjencia për Sigurinë Kombëtare do ta ketë një drejtor të ri.
Abazoviq dje e shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë, Veselin Veljoviq.























